Basha: Familjes i jam mirënjohës për sakrificën, është burim i frymëzimit

Gazetari: Edhe një pyetje të fundit zoti Basha. Përtej angazhimit publik dhe angazhimit politik që ju keni, cili është roli i familjes tuaj, çfarë peshe zënë ata në ditën tuaj?

Lulzim Basha: Fatkeqësisht, shumë më pak se ç’duhet të zënë por ju jam mirënjohës atyre për sakrificën e jashtëzakonshme, ata janë burimi i forcës time, i energjisë time, i frymëzimit tim dhe i motivimit tim sepse unë besoj fuqishëm që me 25 prill do të fitojë Shqipëria, do të fitojë çdo familje shqiptare dhe unë dua që çdo familje shqiptare ti jepet mundësia që jo vetëm të shpresojë tek një e nesërme më e mirë por edhe të fillojë ta ndërtojë këtë të nesërme e ta ndërtojmë të gjithë së bashku me programin tonë me përkushtimin tonë dhe me një qeverisje të re që do t’ja kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe që do të punojë për njerëzit dhe jo për veten e saj.