Basha në ABC: Pёrballja ёshtё midis gjithё shqiptarёve dhe Shqipёrisё dhe njё njeriu qё kёrkon ta mbajё peng vendin

 Më 25 Prill Edi Rama humb, Shqipëria fiton!

Pyetja: Duke nisur nga angazhimi kryesor i Partisë Demokratike përgjatë këtyre ditëve, prezantimi i programit për ekonominë, për shëndetësinë dhe gjatë ditës së sotme për arsimin. Do të doja ta nisnim në fakt me një përballje, Partia Demokratike prezanton një program ndërkohë që kryeministri Rama është i bindur se projekti i tij politik do të zgjas deri në vitin 2030 dhe ka bindjen që ju personalisht mund t’ju përball apo mund t’ju sfidojë në bazë të karakterit, ndërkohë që e sheh të paarsyeshme që të jap një program taksash. Si e keni parë këtë sfidë përball Edi Ramës?

Lulzim Basha: 25 Prilli është një ditë ku shqiptarët do të vendosin. Dhe janë dy çështjet kryesore për të cilat do të vendosin: çështja e parë është, i ka mbajtur premtimet me të cilat erdhi në pushtet Edi Rama? 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, uljen e taksave për 95% të shqiptarëve, rritjen e mirëqenies, reforma në arsim dhe të gjitha këto përgjigje Edi Rama mbetet në klasë. Jo vetëm për opozitën por për çdo shqiptarë. Papunësia është rritur, kostoja e jetës është bërë e papërballueshme, numri i të rinjve që largohen nga vendi e kanë kthyer emigracionin përsëri në një katastrofë, në një plagë kombëtare. Ndërkohë që Edi Rama nuk ka absolutisht asnjë zgjidhje për këto probleme. E kundërta, përpiqet të hedh fajin kudo! E keni parë? Ditët e fundit ka filluar të sulmojë edhe Bashkimin Europian dhe përfaqësuesit e vendeve partnere gjeostrategjike për Shqipërinë për dështimet e tij. Dhe padiskutim një njeri që nuk ka asnjë bilanc para shqiptarëve, fushatë të vetme do të ketë sharjet, fyerjet, sulmet ndaj kryetarit të opozitës dhe kryeministrit të ardhshëm, ndaj opozitës në tërësi koalicionit tonë që do të fitojë më 25 Prill dhe më e rëndësishmja të ndalojë të paevitueshmen; që më 25 Prill të fitojë Shqipëria dhe jo më Edi Rama. Më 25 Prill Edi Rama humb, Shqipëria fiton! Arsyeja e dytё pse Shqipёria fiton mё 25 Prill ёshtё sepse ne nuk vijmë me premtime para shqiptarёve por po vijmë me njё program realist, tё zbatueshёm, me objektiva tё qarta dhe konkrete pёr tё korrigjuar dёshtimet e 8 viteve dhe pёr tё stabilizuar situatёn dhe pёr ta nxjerrë Shqipёrinё nga kjo krizё.

Pyetje: Për tu ndalur pikёrisht tek kjo deklaratë e juaja nё fakt e kam konstatuar dhe nё disa intervista tё mëparshme nё kёto zgjedhje duket se retorikat me tё cilёn ju i drejtoheni shqiptarёve nuk ёshtё njё pёrballje midis Edi Ramёs dhe Lulzim Bashёs, ju jeni shprehur dhe pak mё parë thatё se kjo do tё jetë një përballje midis shqiptarëve dhe Edi Ramёs. Përse kjo zgjidhje, është le të themi kompleks pёrball Edi Ramёs pёr ta sfiduar apo ёshtё një mënyrë për të lexuar ndoshta dhe atё qё mund tё ndodh edhe pas 25 prillit.

Lulzim Basha: Shikoni kёtu nuk ka asgjё personale sepse nё rrafshin personal unё jo vetёm e kam sfiduar por dhe e kam mundur Edi Ramёn dhe kёtё e mbajnё mend tё gjithё banorёt e Tiranёs dhe tё gjithё shqiptarёt. Kёtu ka diçka shumё mё tё madhe, ёshtё fati i shqiptarёve, ёshtё fati i Shqipёrisё dhe fati i shqiptarёve qё vendoset mё 25 Prill, prandaj pёrballja ёshtё midis gjithё shqiptarёve dhe Shqipёrisё dhe njё njeriu qё kёrkon ta mbajё peng pasi ka pasur 8 vite tё gjitha instrumentat e pushtetit nё dorё, ёshtё njeriu qё ka pasur mё shumё pushtet se Enver Hoxha dhe ka dёshtuar nё çdo fushё. Me thoni ju çfarё mund t’i ofrojё mё Edi Rama shqiptarёve?! Dhe çdo shqiptar e di qё pa larguar atё, asgjё nuk do tё ndryshojё.

Asgjё nuk mund tё ndryshojё pa larguar Edi Ramёn. Ndaj hapi i parё ёshtё largimi i tij i cili do tё ndodh nё 25 prill, po do tё humb Edi Rama por do tё fitojё Shqipёria. Do tё fitojnё shqiptarёt, do tё fitojnё tё rinjtё, do tё fitojnё pensionistёt, do tё fitojnё mjekёt, infermierёt, pedagogёt, mёsuesit. Do tё fitojё Shqipёria. Kjo është përballja dhe kjo nuk është retorikë, por realiteti me të cilën unë ndeshëm ditë për ditë. Kam takuar gjatë këtyre ditëve, javëve, muajve, pavarësisht prej kufizimeve të COVID-it qindra mijëra qytetarë kudo, ka një entuziazëm në rritje, e shikoni edhe në sondazhet që publikohen, sigurisht ato që qeveria nuk arrin t’i manipulojë, opozita ka një mbështetje plebishitare, njerëzit mezi presin ndryshimin, partia demokratike ditë për ditë zmadhojnë përkrahjen popullore dhe me 25 prill Shqipëria fiton, partia demokratike dhe aleatët fitojnë, Rama humb dhe ky është konkluzioni i 8 viteve të dështimeve të tij.