Nga Hamza HATIKA
Prokurori i hekurt, Nicola Gratteri i cili ka dërguar pas hekurave mafiozët më të rrezikshëm, po rikonfirmon akuzat dhe raportet e perëndimit se, Shqipëria është një e treta e kanabizuar dhe se Ndragheta bashkpunon ligjërisht me Politikën e Tiranës zyrtare me afera koorruptive në pastrim e parave të pista.
Gjatë një intervista ai shprehet se; në të ardhmen ne do të merremi shumë me Shqipërinë ku niveli i koorrupsionit është i frikshëm!
Rama, Veliaj dhe Ahmetaj në kulmin e publikimit të përgjimeve nga antimafia italiane për bashkpunimin me grupin mafioz, Ndragheta, inspektuam punimet e radhës për pallatet e banorëve të prekur nga tërmetet e 2019-ës!
Artikulli i botuar në Gazetën Standard, dt.17. 06. 2020, për afera koorruptive me trojet dhe pallatet në Vaqarr për banorët e Kombinatit, vetëm dy javë më pas konfirmohet po nga kjo treshe e krimit mafioz me prezantimin e megaprojektit, “Kombinat Art”.
Projekti italian ka vetëm një shifër, 1 milionë metra katrorë ndërtim! Qeveria si gjithmmonë aspak transparente nuk na e prezantoi edhe financuesin, ndërtuesin, apo edhe kohën e fillimit dhe të mbarimit të megaprojektit…?!
Arsyeja, ata po prisnin “investitorët mafiozë matanë Adriatikut”. Shpresojmë që së shpejti le ta ridëgjojmë edhe këtë aferë të radhës për të frenuar vjedhjen në emër të ndërtimit të vendit…!
Pse banorët e prekur nga tërmeti dhe pronarë autoktonë nuk do të jenë më pjesë e jetesës aty në 1 milionë metra katrorë ku fitimi është mbi 500 milionë euro…?! Ata duhet të ikin larg, sepse toka ju duhet mafias dhe krimit qeveritar.
Banorët, shumica dërmuese e tyre nuk i kanë pranuar ofertat dhe kontratat me Bashkinë për të braktisur lagjen që edhe ata e themeluan, e ndërtuan dhe e trashëguan me martesat dhe kujtimet e historitë e një jete të re prej 1949-ës.
Donacionet mbi 1.120 miliardë për dëmet e tërmetit, devijohen në Vaqarr e gjetiu për t’i hapur rrugën klaneve mafioze sipas përgjimeve të fundit.
Raporti; Veliaj pastron 1.6 miliardë euro në ndërtime! Por përse askush nuk reagon dhe nuk goditet akoma?
Nuk po vepron as drejtësia e supertrumpetuar si mrekullia e shekullit për shqiptarët dhe as nga vetë populli që po ju vidhet prona e jetës! Askush në Tiranën e kryqëzuar nga tiranët e betonit mafioz nuk proteston dhe reagon!
Simfonia e betonierave ulëret triumfalisht fitimtare dhe mbi skelat e kullave të mafias që po lulëzojnë dita-ditës, heshtja e varrit dhe mosveprimi i ligjit dhe e drejtësisë është kuje mbi kujen, madje edhe më e rëndë sesa vetë pandemia botërore.
Pandemia një ditë do të largohet, por kullat do të mbeten dëshmimtare të turpit kombëtar! Kombinati ka edhe zv/kryeminstër Erion Braçen, madje edhe ku pallati që ai ka jetuar do të prishet.
Erioni, edhe pse shkon e ngushëllon shokun e fëmijërisë, ku e ndjera vajza e tij vetëm 20 vjeçe humbi jetën tragjikisht nga tërmeti, ai po hesht dhe e degdis diku larg babain e saj. Sepse Partisë ju duhen hapur tokat për terrene ndërtimi e pastrimi të miliardave të drogës.
Autoktonët e traumatizuar që flenë akoma nën çadrat do të duhet të shpërngulen në Komunën e Vaqarrit, pasi toka në Kombinat kushton 3 deri në 4 fish me, “Vaqarrin e Ri të Partisë”. Për Kombinatin historik askush nuk po flet dot, pse të gjithë po heshtin?
Reagimet pas denoncimit në gazetën Standard, erdhën vetëm nga Partia Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Pse asnjë nuk ka folur dhe nuk guxon t’i denoncojë këto afera mafiozësh rreth një miliardë eurosh?!
Ceremonia e heshtur e funeralit të historisë së Kombinatit vazhdon prej muajsh me terrin informativ i cili ka pushtuar lagjen e heronjve që dikur thyente muret e Ambasadave në 1990-ën në emër të lirisë! Sot, hakmarrja e “bijve të bllokmenëve” vjen direkt po aty, në lagjen ku edhe atyre ju dha goditjen fatale, duke i internuar në “Vaqarrin e Partisë” apo diku tjetër.
Gara e rrokaqiejve në tavolinat e alla Dubai mbi hartat digitale janë misioni final dhe i vetëm i krimit politik Rilindas me mafian pranë.
Nesër, ato kulla krimi do të valvisin flamujt dhe do ta reklamojnë krenare, Partinë Socialiste si nëndegët besnike ilegale të saj ndër breza, por jo vetëm, ato nesër do të jenë edhe sponsori legal i selisë mavi.
Ato do ta ushqejnë “Partinë Mëmë” me lumej financash dhe anëtarësh të detyruar të votojnë për vendin e punës, për bukën e gojës, por jo kurrë për votën e lirë.
Pranvera e 2021 do të tregojë se krimi do të lulëzojë përfundimisht, apo do të kalbet në burgjet e merituara edhe duke jua sekuestruar madje pasuria.
Mos ndëshkimi i tyre edhe pse me ndihmën e Italisë kësaj radhe në përgjimet flagrante dhe me tenderat e firmat e SOL-it etj etj, do të jetë fatalitet për ardhmërinë tonë si komb!
Krimi ka betejën e fundit në shqipëri, “to be or no to be, that i’ts the question, për popullin tonë”…!
Nëse ky rrjet oligarkësh ekonomiko-politiko-mafioz, nuk do të ndëshkohet sot nga zinxhri që vjen prej Italisë nga drejtësia në sfidën e saj të parë e madhore në betejën e saj legjitime ku edhe po e presim prej kaq e kaq kohësh arrestimet e peshqëve të mëdhenj, ja koha e shumëpritur, erdhi.
Veprimi apo mos veprimi i drejtësisë do të mbetet histori turpi ose lavdie. Asaj nuk i mungon as suporti perëndimor, si nga financat, nga politika, ashtu edhe nga profesionalizmi për të justifikuar një herë të vetme edhe raportet e zeza të perëndimit me ndëshkime shembullore, duke frenuar kështu edhe qeverinë e re nga dalldisjet e radhës.
Ata përmenden me emër dhe mbiemër në përgjimet dhe arrestimet masive, madje ju citohen edhe shumat e parapaguara, 20% të vleftës së investimit.
Financimet shkojnë deri për këpucët e çorapet e spitaleve, apo edhe Ministria e Jashtme nuk i paska shpëtuar tundimit prej virusit mafioz italian…!
Një qeveri tjetër anëtare e NATO-S do të jepte direkt dorëheqjen, ne po presim SPAK, ose në të kundërt do themi ishte, KAPS, SPAM, ose A-SPAK!
Rama dhe banda e oligarkëve të tij rivazhdojnë unison programin e vjedhjes dhe grabitjes së pronës private dhe publike me tendera sekret e PPP, duke mos pasur fare frikë nga përgjimet dhe arrestimet e bashkpunëtorëve të tyre në Itali, pse jo edhe nga drejtësia e re.
Nëse edhe kësaj radhe “Klani mafioz i Rilindjes” shpëton paq nga ndëshkimi i drejtësisë dhe më pas edhe nga vota popullore, Shqipëria jonë duket se do të mbetet një kopësht ku do të lulëzojë vetëm krimi dhe mafia e organizuar ndërkombëtare.
Ora e ndarjes nga mbjellja përfundimtare dhe trashëgimi i krimit politiko-mafioz ndër breza ka ardhur, “o sot o kurrë”!
Fati qoftë kësaj radhe me shqiptarët në shansin e tyre të fundit historik për progres perëndimor dhe qeveri transaparente me investimet, financat, tenderat apo edhe me pronat publike, si gjuetia e parë e çdo qeverie. Në të kundërt, rrotacioni politik 8-vjeçar do të bëhet përfundimisht modë e krimit politiko-familjar.