PD është duke shpalosur një program që mund të quhet qartësisht REFORMË!

Nga Vehap KOLA

Në ekonomi angazhohet të rikthejë vendin në trajektoren e rritjes që sjell zhvillim dhe zgjerim të pasurisë së shqiptarëve, me taksa të ulëta, investime të huaja dhe nxitje të sipërmarrjes.

Buxheti merr përsipër të korrigjojë sa mundet padrejtësitë e shkaktuara nga shpërndarja e zhbalancuar e pasurisë gjatë këtyre viteve.

Bujqësinë do ta subvenvionojë për të mbështetur ekonominë kombëtare në tregun e jashtëm.

Arsimin do ta mundësojë për të gjithë të rinjtë, ndërkohë që mbështet punësimin e të paktën 7000-9000 të rinjve çdo vit vetëm në sajë të praktikave të paguara të punës.

Familjen e përkrah me rritjen e pagave mbi 700 euro për 35 mijë mësues, heqjen e tarifave të studimit për 90% të studentëve, ndihmën për familjet e reja, nxitjen e lindshmërisë dhe uljen e kostos së jetesës.

Shëndetësinë, ndoshta reforma më rrënjësore, do ta kthejë tek një themel i djathtë si kurrë më parë. Për të gjitha sëmundjet do të hartohen protokolle zyrtare dhe çdo protokoll do të ketë ilaçet e tij të rimbursuara. Nuk do të ketë më ilaçe të skaduara të rimbursuara dhe ilaçe të mira të shtrenjta pa rimbursim. Europa prodhon ilaçe xhenerike pa fund dhe të sigurta.

Kostot e këtij programi janë reale, por të përllogaritura të gjitha reformat krijojnë një SURPLUS vjetor në buxhet.

Për këto ia vlen të diskutohet dhe të debatohet këto ditë.

Jo për tepsinë e spektaklit dhe timonin e këputur të Rilindjes.