Mjeku publikon tabelën: Për të kuptuar se pse ministria dhe komiteti janë ende “ngelës” në klasë përsa i takon testeve!

Nga Erion DASHO 

Nga muaji korrik e deri tani, numri mesatar ditor i testeve është pothuajse shtatë fishuar.

Ministria këtë e paraqet si arritje. Në fakt po të shohësh numrin e rasteve të diagnostikuar në raport me numrin e testeve (përqindjen e pozitivitetit), asgjë nuk ka ndryshuar, madje në nëntor dhe dhjetor pati edhe një përkeqësim!

Ministria dhe komiteti duhet të lënë mënjanë demagogjinë dhe gënjeshtrat dhe të rritin urgjentisht numrin e testimeve. Objektivin e ka caktuar OBSH-ja, e cila rekomandon se përqindja e testeve pozitive duhet të luhatet midis 5% dhe 10% të totalit (fasha rozë në grafik).

Në kushtet e Shqipërisë nevojitet një 3 deri 4 fishim i numrit ditor të testeve për të arritur këtë objektiv. Koha nuk pret!

Epidemia nuk luftohet me maska prej lecke (të cilat dikur i kam quajtur topa lecke) por me teknologji dhe masa inteligjente, ku testimi, gjurmimi dixhital, vaksina, etj. bëjnë diferencën!

Koha për profesionalizëm dhe përgjegjshmëri!

tabela