Veliaj ka thyer çdo rekord në histroinë e këtyre 30 viteve duke betonizuar kryeqytetin me 3 milionbë metra katrorë leje ndërtimi, pa përfshirë këtu lejet e ndërtimit të vitit 2020, ndërsa bën hipokritin duke deklaruar se nuk duhet ndërtuar dokudo.
Reagimi
Ka qenë një fundjavë e vështirë, dhe fatmirësisht shirat na kanë dhënë pak frymëmarrje kanë pushuar. Krahasuar me vite më parë ku Lana fryhej e shkonte gjithë unazës sot ngarkesat i kemi periferike, në zona kodrinore, ku janë prerë pemët.
Lajmi i mirë është se nuk ka rrezik apo zhvendosje të shtëpisë, por do duhet të bëjmë disa pilotime në disa zona, e kuptoj kanë qenë vitet ‘90 vite të vështira por duhet të japim mesazhin që nga tani e tutje nuk mundet të vazhdojë një ndërtim dokudo sepse ka edhe kosto të lartë betonimi i kodrave, por lajmi më i mirë është që nuk kemi patur tragjedi.