Ballina News Bilanc dramatik i Covid-19, 35 vdekje në tre ditë, Berisha: Pandemia jashtë...

Bilanc dramatik i Covid-19, 35 vdekje në tre ditë, Berisha: Pandemia jashtë çdo kontrolli nga korrupsioni i qeveritarëve!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për rritjen e numrit të vdekjeve nga Covid-19. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, shkaku i daljes jashtë kontrolli të pandemisë janë qëndrimet, vjedhjet, korrupsioni i qeveritarëve dhe mashtrimet e këtyre të fundit, sistemi shëndetësor i shpartalluar.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Bilanc dramatik i covid19, 35 vdekje ne tre dite.

Pandemia jashte çdo kontrolli.

Miq, janari shenoi per shqiptaret hyrjen ne nje vit me te tmerrshem se sa viti qe lam pas. Ky muaj pati nje mbyllje dramatike ne dy ditet e fundit te tij dhe diten e pare te shkurtit vendi numeroi 35 viktima te njoftuara zyrtarisht. Po te kemi parasysh fshehjen prej rreth pese heresh te numrit real te viktimave ne kupola e keqmenaxhimit te pandemise ky eshte nje bilanc dramatik tejet shqetesues.

Por edhe me shifrat zyrtare 35 te vdekur ne tre dite dmth 2 te vdekur me shume se tre muajt e pare te pandemise te marra se bashku eshte nje shifer tejet alarmante qe deshmon se ne Shqiperi pandemia eshte jashte çdo kontrolli.

Shkaku i daljes jashte kontrolli te pandemise jane qendrimet, vjedhjet, korrupsioni i qeveritarve dhe mashtrimet e ketyre te fundit, sistemi shendetesor i shpartalluar. Por perseri nje shkak i qarte del dhe hapja e shkollave jashte te gjitha kushteve te funksionimit te tyre gjate pandemise.

Denoj me ashpersine me te madhe keqmenaxhimin e pandemise nga xhahili i Surrelit dhe suita e tij, ju bej thirrje shqiptareve te respektojne masat mbrojtese dhe keshillat e mjekve per covid 19. sb

Exit mobile version