Ballina Kryesore Basha-Ramës: Koha jote ka mbaruar, ti do të humbësh më 25 prill,...

Basha-Ramës: Koha jote ka mbaruar, ti do të humbësh më 25 prill, Shqipëria do të fitojë

Kryetari i opozitës, Basha i është përgjigjur Ramës përmes një dalje për mediat duke deklaruar se “koha e tij ka mbaruar dhe se ai do të humbasë me 25 prill dhe Shqipëria do të fitojë”.

“Plani ekonomik ka në tërësi të tij qytetarin, të lehtësojë jetën, vende pune dhe taksa të ulëta, që qytetarët të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Prej muajsh ky plan është detajuar, sikundër reformat dhe hapat që do të ndërmerren ditë pas dite në 100 ditëshin e parë që të bëhet e mundur që në krye të katër viteve të dalim me një plan pune të realizuar dhe jo me premtime boshe që janë epitafi i qeverisjes së dështuar, të qytetarit të dështuar nga ky plan.

Me këtë plan fitojnë shqiptarët, rinia, pensionistët, shtresa e mesme, profesionistët dhe mësuesit e pedagogët, e personeli mjekësor, fiton Shqipëria. Vetëm njëri nuk fiton, me këtë plan humb Edi Rama. Ky është shkaku që do të vazhdojë të humbasë orë të tëra të programacionit tuaj me sulme të lodhura ndaj meje. Po ja them sot dhe ta kuptojë nervozimin; koha jote ka mbaruar.

Në 25 prill Edi Rama do të humb dhe Shqipëria do të fitojë! Në krahun tim kam dy nga ekspertët që kanë punuar dhe drejtuar punën e programit në tërësi dhe ekipit në veçanti. Ka dhe diçka tjetër, pas gjithë bajatësirave dhe sulmeve që i bën ai dhe ata që nxjerr për të sulmuar fsheh diku ndonjë premtim.

Kur dolëm ne me rrogën minimale, sulm, sharje, fyerje, gajasje bajate dhe doli e tha; do e bëj unë. Ne e kemi planin se si do të shkojë rritja e rrogave që kalon përmes një procesi. Po se kuptoj në 8 vite se di kur do e kuptojë? Në pension. S’ka nevojë për subvencion Edi Rama. Pak si vonë është. 8 vite kishte kohë për të mbajtur premtimet që beri. Si mbajti dhe shikon programin tonë dhe pastaj nis e hap thesin e premton se do të bëjë në 3 muaj ato që s’ka bërë në 8 vite. Pas të gjitha fjalëve, tha se; taksa progresive ka dështuar.

Sa vite kemi që e themi ne?! Taksa jote largoi të rinjtë nga Shqipëria, është një nga arsyet kryesore të dështimeve të Ramës. Po në lodhjen dhe dëshpërimin që e ka kapërcyer, e fshehu në ato sulme të bojatisura të sotme. Dua t’ja theksoj unë se të paktën tani në ikje fillon dhe i pranon disa nga dështimet e vet. Varfëroi shqiptarët pasuroi oligarkët. Ndaj kjo është arsyeja se me taksën 9% fiton Shqipëria dhe humbet dështimi.”, tha Basha.

Exit mobile version