Basha: Plani ynë, taksa të ulëta, punësim, zhvillim! Me këtë plan fiton Shqipëria, humbet Edi Rama!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpjeguar shkaqet e sulmeve të fundit të Ramës ndaj programit që ka shpalosur Partia Demokratike në fushën ekonomike dhe të shëndetësisë.

Basha u shpreh në një konferencë shtypi se, pas tetë vitesh dështimesh s’i ka mbetur gjë tjetër veç të ngulet para Facebok-ut e të vjellë sulme  që pas shpalosjes së programit.

“Pas tetë vitesh dështimesh s’i ka mbetur gjë tjetër veç të ngulet para Facebok-ut e të vjellë sulme  që pas shpalosjes së programit.

Pse e bën Rama këtë?!

Po çfarë tjetër mund të bëjë qytetari Rama, Kryeministri që në tetë vite dështime ka prodhuar vetëm papunësi, largim masiv të të rinjve, shkatërrim të ekonomisë dhe të vendit!

Imagjinoni, nuk është e lehtë. Vëreni veten në pozitën e një njeriu që në tetë vjet ka pasur gjithçka në dorë, edhe arrën, edhe gurin, gjithçka. Pushtetin më të pakufizuar që nga koha e Enver Hoxhës e ka pasur Edi Rama, shikojeni  tani  ku e ka katandisur Shqipërinë me pushtetin që ka pasur.

Tani shikoni orë të tëra çaveziane me sulme ndaj opozitës, ambasadorëve dhe BE-së, ne kemi vite që përgatisim ofertën tona ndaj shqiptarëve”, u shpreh Basha.