Banorët e Maliqit në protestë: Bashkia na ka lënë në mëshirë të fatit! Nuk është bërë asnjë investim!

Banorët e Maliqit janë ngritur në protestë ditën e sotme për rrugën kryesore që lidh 4 fshatra. Banorët e katër fshatrave që administrohen nga bashkia e Mailqit shprehen të revoltuar se, bashkia i ka lënë në mëshirë të fatit, pasi nuk është investuar kurrë në këto rrugë.

Rruga që të çon në këto katër fshatra është tejet e degraduar, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve po ashtu dhe të këmbësorëve, më konkretisht të fëmijëve që frekuentojnë shkollat.

Situata bëhet më problematike gjatë dimrit për dy mijë banorët e këtyre fshatrave. Ata kërkojnë të rregullohet menjëherë pasi është kthyer në shqetësim të madh për të gjithë.