Propaganda me rindërtimin, bashkia u ndërpreu bonusin, banorët kthehen në pallatin që rrezikon shembjen. Zhupa: Në 25 Prill nis ndryshimi

Pak kilometra larg qendrës së Tiranës, në Yrshek një pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti është rikthyer në strehën e vetme për disa familje. Ata i vizitoi Ina Zhupa me qëllim për t’i dhënë zë shqetësimit të qytetarëve për rrezikun eventual të shembjes së taracës dhe të shkallëve.

“Na larguan me polici pas tërmetit. Pallati u dëmtua keq. Ujëmbledhësi nuk funksionon dhe muret janë gjithë lageshtirë. E mbledhim ujin me kova brenda në shtëpi”- thonë të gjithë banorët.

“Para Vitit të Ri, jemi detyruar kemi hy rë borxh që të paguanim qeranë. Më e keqja rujna Zot, po u shemb. Kupola e tarracës është shkëput, është shkërmoq. Mjerë atë që do të zërë brenda. Po u shemb ajo, bëhet qameti aty”, thotë një banor tjetër, duke treguar gjendjen e rëndë të pallatit dhe braktisjen nga bashkia.

Ata kanë marrë një shpërblim minimal, më pak 700 mijë lekë të vjetra për familje. Nisur nga shkatërrimi i plotë i pallatit dhe rrezikut që paraqet, banorët thonë se shuma është e pamjaftueshme.

Prej muajit gusht, bashkia ua ka mdërprerë qeranë dhe ata janë detyruar të rikthehen në një godinë që mund t’i zërë brenda.

“Na kanë dhënë 700 mijë lekë për riparim shtëpitë brenda. Për çfarë i dua unë ato? Edhe sikur 7 milionë të më japësh. Pa u rregullu sipër, nuk bëj dot riparim brenda”- thotë një banore pensioniste.

Ina Zhupa ka qenë edhe më parë në këtë pallat, menjëherë pas tërmetit. Ajo tha se gjendja është shumë me e keqe për shkak të dësmtimeve nga reshjet dhe moskujdesit nga bashkia për ta riparuar pallatin.

“Më vjen keq që kthehem pas 14 muajsh dhe e gjej më keq sesa e lashë atëherë. Sepse nuk ishte edhe aq keq. Tani ju jeni në pasiguri totale se çfarë do të bëhet. Këta e kanë treguar me kohë që nuk kujdesen për qytetarët. E kanë treguar që nuk u bën përshtypje. Bëjnë propagandë me rindërtimin dhe me bonuset, këtu as bonuset nuk janë dhënë dhe janë ndërprerë në mënyrë të çuditshme, as pallati nuk po rindërtohet ose të rregullohet, por thjesht ju lënë të jetoni në kushte të papanueshme dhe të mjerueshme. Ne po mundohemi që t’u bëjmë një apel publik që këto ditë që u kanë ngelur qeverisje, t’i shfrytëzojnë për njerëzit.

Megjithatë, afati final është 25 prilli. Pas 25 prillit situata do të ndryshojë, ne do të mbajmë përgjegjësi për gjendjen tuaj, do të rikthehemi këtu dhe do të fillojmë rindërtimin e pallatit sipas asaj që do të vendosin inxhinierët, që ky pallat të rindërtohet dhe ju të jetoni si njerëz me dinjitet”, u shpreh Ina Zhupa.

3 3

2 5