Profesori i njohur: Erion Veliaj është një anonim, njeri pa histori, po shkatërron objektet historike për të ndërtuar kulla

Profesori i njohur, Edmond Tupja u shpreh se, “rilindasit” po shkatërrojnë ndërtesa historike në Tiranë. I ftuar në studion e SYRI Tv me moderatoren Armela Ferko, Tupe tha se, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një anonim, një njeri pa histori.

Ferko: Në një shkrim të fundit tuajin ju shprehnit të gjithë mënyrën sesi ju e përjetoni gjithcka që ndodh në kryeqytet, lidhur me ndërtimet, kullat, ‘Çamçakizat e lali Erit’, e keni titulluar shkrimin. Duke theksuar edhe sfidën e ndërtimit të kullave pa kriter, duke dëmtuar ndërtesat historike. Si e cilësoni këtë fenomen?

Tupe: Do ta filloj me një gjysëm babute, se batutat ia kam lënë kryeministrit, I kam shumë qejf. Kur më ftuan dikur dhe diku për të folur për ‘Tiranën sot’, un isha i dyti, se I pari tha se ndiehet mirë në Tiranë sepse ishte punonjës I bashkisë dhe nuk guxonte të fliste më shumë. Kur un mora fjalën, thashë se më duhet ta kundërshtoi parafolësin, pasi un nuk ndihem hic mirë, sepse kur një njeri më thotë mua se ‘më ranë syzet në tokë dhe mu thyen’, apo më ranë përdhe është një gënjeshtar i tmerrshëm sepse syzet këtu te ne nuk bien syzet në tokë apo përdhe por në beton. Është një katastrofë urbane. Deri vonë kishte ngelur gjelbërimi i zonës së liqenit, tani aty ska më gjelbërim, aty ka pak dhe ai pak do zhduket. Edhe liqeni do betonohet, do e gjejnë mundësinë. Ne po na e ha shpirtin grija e betonit.

Iku teatri, gjithë ajo histori mbrapa, stadiumi u përcudnua, tani ka ngelur vetëm Sahati. Që me ndërtmin e ‘Torre Drinit’ sepse as kullë nuk i thoni, u tkurr sahati sepse doli një ndërtesë më e lartë. Edhe ministritë janë tkurrur dhe kam frikë se edhe aty do ndërtohen kulla.

I janë qepur Tiranës sepse duan të pasurohen pa fund. Kujtojnë se paraja të bën të pavdekshëm. Jo mor jo, në fund tre çerek metra dhe do marrim. Me t’u varrosur, minjtë do u hanë sytë si fillim, është antipasta e minjve dhe brerësve të tjerë, këta janë kufoma të arshme. Kryeministri, kryebashkiaku mos të kujtonjnë se janë të pavdekshëm. ‘Kjo marri’, kur thonë shkodranët, ‘kjo çmnenduri’ kur thonë vlonjatët, për të betonuar një kryqytet të tërë duke zhdukur gjelbërimin, kjo është fatale.

I janë qepur nga pas histrisë së Tiranës, pasi rilindja fillon në vitin 2013, pasi këta janë të parët. E nisi nga zero dhe e bëri si donte vetë Enver Hoxha.