Po bërtet: Erdhën vaksinat! Në fakt u katandis “kokoshi një thelë”!

Nga Tritan SHEHU

Kryeministri po bertet sot: Erdhen vaksinat!
Ne fakt u katandis “kokoshi nje thele”!

Me kete ritem vaksinimi ne perfundojme vetem grupet profesionale te riskut ne fund te 2022, po qytetaret…..

Ndersa epidemia po ben kerdine ne vend.

Dhe kjo eshte pergjegjesia e tij, pa pergjegjshmeria, kur ne prej shtatorit kembengulnim, mos u bazoni vetem te Covax, kontraktoni direkt ose nepermjet vendeve te BE me kompanite.

Serbia, qe beri kete gje, siguron sot 11 doza e ka filluar vaksinimin masiv te popullesise.

Po ne? Ne fund te Europes perseri.

Sot foli gjate, por nuk paraqiti asnje program vaksinimi, sic ja ka kerkuar edhe ambasadori Soreca ne domosdoshmeri per mbeshtetje nga BE.

As kaq nuk bejne dot, as edhe nje program, ku te dihet cfare kemi siguruar, sa, ne cfare ritme, per te qartesuar mbeshtetjen.

Ndoshta kjo se eshte siguruar pothuajse asgje, pra per te fshehur deshtimin tragjik.

Goditi Pfizer, nuk eshte e vertete ajo qe tha. Kompania prej nje jave ka rivendosur ritmet normale te furnizimit per kotraktuesit…..

Edhe me AstraZeneca, me shume vonese u kujtua, tashti po kontraktohet vetem per 200 mije doza nepermjet agjensise ne Beograd, edhe kjo e pa perfunduar ne numer e hark kohor.

Kur Shqiperia duhet te vaksinoje 2,4 milion banore, gje per te cilen duhen reth 5,5 milion doza.

Dhe dicka ne fund, nuk sqaroi asgje per sasine qesharake te pare prej 970 dozash, pa dokumenta origjine, pa respektuar rregullat e sigurise medikamtoze, kontrabande, gje qe asnje shtet a kompani serioze nuk e bejne.