Ballina Aktualitet Flakja nga sistemi i një profesionisti nuk i uli infektimet, mjeku: Teveqelët...

Flakja nga sistemi i një profesionisti nuk i uli infektimet, mjeku: Teveqelët e qeverisë mbajnë lart ritmin e çmendinës kryeministrore

Ditë të rënda për Shqipërinë dhe qytetarët e saj!

Infeksionet nga Covid-19 janë në nivet më të larta të historike!

Unë personalisht, ashtu si dhe plot mjekë dinjitozë, kam ngritur zërin për përgjigjen e dobët të sistemit ndaj infeksionit si dhe mos marrjen e masave të zgjuara për të minimizuar përhapjen!

Qeveria zgjodhi të zbatonte gjobat për mos mbajtjen e maskës, ndërsa unë kërkova pajisjen falas me maska mbrojtëse, për të gjithë shtresat në nevojë.

Pasojat: mijëra njerëz të gjobitur dhe qindra mijëra të infektuar!

Kam parë çdo ditë dhjetëra qytetarë që mbanin maska tejet të ndotuara në fytyrë vetëm e vetëm të mos gjobiteshin. Janë pikërisht këta që sëmuren e përhapin infeksionin.

Qeveria e rilindasve nuk mund të konsideronte, mendimin, opinionin e vërejtjet e një mjeku të bazës që kontribuon prej 30 vitesh në sistem, pasi për të shëndeti publik s’ka asnjë rëndësi, rëndësi kanë tenderat, konçensionet, ppp, paratë…

Kryeministri grotesk i Shqipërisë, që ka arritur të përçajë mjekët në ata pro-rilindas dhe në ata që “nuk përmbushin kriterin bazë” (kritikët), ashtu siç ka përçarë me sukses mbarë popullin, keqmenaxhimin e situatës, gjendjen katastrofale, vazhdon ta paraqesë si sukses!

Teveqelët e qeverisë përpiqen të mbajnë lart ritmin e çmendinës kryeministrore, ndërsa populli ndodhet prej 11 muajsh nën kërcënimin e pandemisë më të rëndë të shekullit, e cila tashmë është jashtë kontrollit, pasojat okulte të rënda për shëndetin, jetët, ekonominë…

Zoti kryeministër, flakja e një profesionisti kritik, por të përgjegjshëm, nuk i uli infeksionet, përkundrazi, prej ditësh po rriten!

Del që fajtor nuk isha unë, përkundrazi ju dhe çeta e derdimenëve që ju pasojnë!

Ilir ALLKJA
mjek

Exit mobile version