Edi Rama nuk bën dot pa të inkriminuarit!

Nga Bardh SPAHIA

Edhe sot Edi Rama dëshmoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë, sepse ai nuk bën dot pa personat me rekorde kriminale, ata me të cilët vjedh zgjedhjet sic dëshmuan përgjimet e publikuara nga Bild të Durrësit e Dibrës!

Vazhdon të sfidojë edhe partnerët strategjikë që publikisht po kërkojnë jo kandidim të përsonave me rekorde krimi e korrupsioni. Edi Rama luan rolin e të paditurit kur Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një ligj për dekriminalizimin, i hartuar enkas për të ndalur modelin që Edi Rama vendosi me ardhjen në pushtet: futjen e personave të inkriminuar si në parlament ashtu edhe në qeverisjen qendrore e vendore.

Sot Edi Rama konfirmoi se do vazhdojë të njëjtën rrugë e se përgjegjësia qenka e të inkriminuarve e jo e atij që i kandidon, vetë atij! Eshtë prova se Edi Rama nuk merr dot vota pa këta individë që e njollosin emrin e Shqipërisë dhe e largojnë vit pas viti nga orientimi që shqiptarët e kanë shprehur gjerësisht që në Dhjetor 90, tek Bashkimi Europian.

Qëndrimi i sotëm i tij dëshmon që në 25 prill Edi Rama do i ketë sërish në krah individë të tillë e prandaj largimi i tij është detyra kryesore e cdo shqiptari, të majtë e të djathtë që punojnë e përpiqen cdo ditë për këtë vend e që nuk mund të përfaqësohen e t’ia besojnë të ardhmen Edi Ramës e shpurës së tij.