Ballina Politikë Xhelal Mziu, takim me strukturat e PD në Mat: Hajdutët e “sektit”...

Xhelal Mziu, takim me strukturat e PD në Mat: Hajdutët e “sektit” të Rilindjes kanë braktisur qytetarët

Takim me strukturat e Partisë Demokratike të grupseksionit GURRË, MAT!
Si drejtues politik i Qarkut vij ballë lart për të dhënë kontributin tim për ta mundur të keqen dhe triumfin e së mirës në Qarkun e Dibrës. Së bashku me kryetarin e degës së PD z. Arjan Lika, anëtarët e kryesisë PD, Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi Tyli, Kryetari Bashkisë Klos Basir Cupa dhe kryetaria FRPD Denisa Vata, kemi nisur një maratonë takimesh për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat ato përballen çdo ditë në zonat e tyre dhe shpalosja e programit të qeverisë Basha!
Hajdutët e “sektit” të Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe po qeverisin vetëm për
interesat e tyre dhe të një grushti “klientësh”
Probleme me pronësinë dhe azhornimin e tokave në të gjithë njësinë administrative
Probleme me ujin e pijshëm dha atë vaditës, prej 8 vitesh asnjë investim në zonë
Në 8 vjet asnjë mbështetje me grante për fermer, bujk, blegtor, zona ka plot resurse për agro turizëm
Arsimi ka degraduar, shkolla të shkatërruara, pa ngrohje, pa ujë, me mësues militantë pa arsim, profesionistët mbahen në presion për vendin e punës
Qendrat shëndetësore mungojnë, mjeku i familjes mungon
Infrastruktura rrugore është skandaloze
Qytetarët Matjanë ka 8 vite që nuk drejtohen nga Matjanët, por deputet rilindas të eksportuar e qeveritar injorantë e banditë, ushtarë të Rilindjes
Fëmijët tanë janë pa të ardhme, ndaj ka ardhur koha tu themi STOP, është koha për ta zhdukur të keqen dhe rikthimin e Shqipërisë Evropiane
️Pas 25 prillit Qeveria e djathtë do të zbatoj politika për punësimin dhe rikthimin e të rinjve
që braktisën vendin si pasojë e keq qeverisjes.
Do aplikohet taksa e sheshtë 9% nga 23% që e ka rilindja sot
Do të ulet çmimi I energjisë elektrike dhe i naftës.
Do dyfishoj pagat, pensionet dhe ndihmën ekonomike.
Do shpërblej fëmijët e porsalindur me 30 mijë lekë në muaj për 5 vite
PD do të rikthejë dinjitetin, do të qeverisë me qytetarët dhe për qytetarët.
Do të rrikthehen subvencionet në bujqësi, blegtori, pemtari me 100 milionë Euro.
Do asfaltohen rrugët dhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe vaditës
Qeveria Basha do të vendosë si prioritet infrastrukturën rrugore dhe atë turistike
Së bashku më të motivuar se kurrë për ta zhdukur “bandën” e Rilindjes “ortake” e
Ndragetës, që ka marrë peng Shqipërinë.
25 prilli shpresë për Shqipëtarët, me Kryeministër Lulzim Bashën!
Exit mobile version