Koduzi sqaron Kartën e të Drejtave të Pacientit: E nisi qeveria e PD në 2010, tashmë do ta çojmë deri në fund e ta bëjmë realitet

Nga Gazment KODUZI

Ne pergjigje te disa “kritikeve” te programit tone te shendetesise.

Karta universal e te drejtave te pacientit eshte miratuar ne v.2010 ne kohen e qeverise Berisha, dhe tashme Partia Demokratike do te perfundoj cfare nisi duke bere realitet principet e kesaj karte.

Parimi I zgjedhjes se lire te mjekut eshte shume me i gjere se regjistrimi te nje mjek, por ka ne baze zgjedhjen e pacientit per t’u vizituar te mjeku familjes si profesionist i lire qe ai deshiron, dhe njekohesisht zgjedh se kujt do i shkojne parate qe paguajne sigurimet shendetesore.

Sot, pacienti vizitohet te qendra shendetesore qe mbulon zonen ku ai banon, sepse qendrat shendetesore jane organizuar sipas parimit te zones se mbulimit, psh mbulon nje njesi administrative (Tirane), nje qytet (Peqin) por edhe nje ish-komune.

Parimi I zgjedhjes se mjekut te familjes, se bashku me zgjedhjen e specialistit dhe spitalit ku do te kurohet, vendos ne qender te sistemin pacientin dhe e kthen ate ne mbretin e sistemit.

Gjithashtu, mjeket e familjes do te clirohen nga “skllaveria” e koncesionit korruptiv i check-upit dhe gjobave per mosrealizimin e planit, por do te fokusohen te profesioni dhe shendeti qytetareve.