Basha në qeveri, 500 milionë euro ulje taksash për qytetarët, Mima: Hiqen taksat e arsimit, reklamava…

PD vjen me një program surprizë në ndihmë të qytetarëve. Ish.zv.ministri i Financave, Mima deklaron se programi ekonomik i PD do të sjellë një ulje të taksave dhe tarifave prej afro 500 milionë eurosh. Mima shpjegon se cilat janë disa prej taksave që do të hiqen.

Sa i realizueshëm është programi ekonomik, i publikuar nga Lulzim Basha dhe ku do të gjenden paratë për ta mundësuar atë? Këtyre pyetjeve u jep përgjigje ish-deputeti i PD, Florjon Mima, i cili thotë se programi është realist dhe se do të zbatohet, ashtu sikur është premtuar.

Ai pranon se nga ulja e taksave, e çmimit të naftës, dhe energjisë elektrike, do të krijohet një gropë ekonomike prej 500 milionë eurosh, por sipas tij është e përballueshme.

Mima thotë se bizneseve të vogla e të mesme do t’ju hiqen nje sërë taksash që sot i paguajnë, si taksa për arsimin, tabelën reklamuese etj. Kjo, sipas tij, do të thotë më shumë para në xhepat e sipërmarrësve.

Ish-deputeti shprehet i sigurtë se me ardhjen e demokratëve në pushtet, ndihma ekonomike do të dyfishohet. Ai shton se është një turp kombëtar mënyra sesi trajtohen sot shtresat në nevojë.