Mbyllen 308 biznese në Berat, 299 kalojnë në status pasiv

Nga Namir LAPARDHAJA

“Është ekonomia, o idiot”!

Qoftë edhe për klimën mbytëse të biznesit, duhet të ndodhë ndryshim më 25 prill.

Këtyre që mburren me reformat fiskale, po u sjell si fakt gjendjen e biznesit në Berat.

Vetëm gjatë vitit 2020 u çregjistruan 308 biznese, ndërkohë që kaluan në status pasiv (në pritje për t’u mbyllur) 299 të tjerë.

Shifër e frikshme. Është tregues i klimës dhe i mundësisë për të bërë biznes në këtë qark. Jam i bindur që e njëjta situatë është në të gjithë vendin.

Cilat janë shkaqet?

  1. Klima e rënduar ekonomike;
  2. Taksimi i lartë qendror dhe lokal (vetëm në vitin 2020 u rritën të gjithë tarifat vendore);
  3. Paaftësia likujduese, për shkak të qarkullimit (xhiros);
  4. Mosmbulimi i shpenzimeve në krahasim me të ardhurat (del me humbje).
  5. Asnjë rritje (serioze) page dhe pensioni prej vitit 2013, gjë që ul fuqinë blerëse dhe qarkullim të xhiros së biznesit.

Pasoja kryesore është PAPUNËSIA.

Motori mbështetës (shteti), që duhet të ketë planifikuar në buxhet dhe t’u vijë në ndihmë, është i zënë me propagandë, me afera korruptive koncesionare dhe PPP klienteliste.

Rilindja është aq e paskrupullt në raport me të vërtetën publike, saqë rritjen e pagës minimale e shënon si arritje të madhe. Ndërkohë që për të vetëpunësuarit, ajo është barrë shtesë.

Në vitin 2013 një i vetëpunësuar paguante 5708 lekë sigurime, kurse tani i duhet të paguajë 8940 lekë sigurime çdo muaj (57% më shumë).

1 74