Kur Manastirliu dhe ansambli i vet i klarinetistëve flasin për strategji…

Nga Erion DASHO

“STRATEGË” PA STRATEGJI!

Kur dëgjon “specialistët” e ministrisë dhe “ekspertët” e komitetit të flasin për COVID-in dhe çdo problem tjetër shëndetësor, fjala e parë që dëgjon është “Ne kemi një strategji”!!!

Faktikisht, kur hyn në faqen e ministrisë së shëndetësisë (shendetesia.gov.al) dhe klikon në tabelat “Publikime” dhe më pas “Plane dhe Strategji”, nuk mund të mos habitesh.

Në seksionin shqip, në vend të strategjive, dalin disa statisika dhe raportime të shpëlara, ndërsa në seksionin anglisht, faqja nuk ekziston!!!

“Strategët” e ministrisë sonë, jo vetëm që nga strategjitë nuk kanë haber, por atyre u mungojnë edhe njohuritë dhe aftësitë më elementare në fushën e menaxhimit dhe organizimit shëndetësor.

Një kapter i kohës së Enverit e njeh logjistikën dhe organizimin shumë më mirë se “strategët” që rrahin gjoksin ekraneve dhe fshehin të ashtuquajturat strategji të turpit që i kanë lënë shqiptarët në mjerim shëndetësor.

Një rekomandim miqësor për moderatorët e ekraneve!

Kur zonja Manastirliu dhe ansambli i vet i klarinetistëve të flasin për strategji, shkoni live në faqen e ministrisë së shëndetësisë dhe u tregoni shqiptarëve se nga çfarë mashtruesish drejtohen…