Kadri Morinaj pritet nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj flet rreth investimeve që kygrupi realizon në Maqedoninë e Veriut.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takuan me Presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj.

“Në takimin e sotëm me presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj biseduam rreth bashkëpunimit dhe investimeve që ky grup realizon në Maqedoninë e Veriut.

Tani më vlera e investimeve të këtij Grupi në Shkup, konkretisht në zonën industrial Çojlië, arrin mbi 2.5 milionë euro. Krahas kësaj, investojnë në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë ku vlera e investimit total arrin një shumë prej 4 milionë euro.

Në takim ishte ambasadori I Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka dhe bisedën e përqendruam në investimet e ardhshme të këtij grupi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të jenë në fushën e industries financiare”, u shpreh Xhaferi pas takimit me presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), Kadri Morinaj.

Gjithashtu, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, I kushtoi një pritje të veçantë Presidentit të Grupit Eurosig-Insig&UBA Bank, z. Kadri Morinaj, për vazhdimin e investimeve në këtë vend.

Në këtë takim z. Zaev falenderoi z. Morinaj për investimet e kryera prej miliona eurosh në Maqedoninë e Veriut dhe garantoi mbështetjen e tij maksimale për Grupin Eurosig-Insig& UBA Bank në investimet e ardhshme në industrinë financiare. Aktualisht investimet në Shkup kalojnë 2.5 milionë euro, duke theksuar edhe investimet në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë prej 4 milionë euro.

Maqedonia e Veriut ka qenë dhe vazhdon të jetë në fokusin e Grupi tEurosig-Insig& UBA Bank, për të investuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi.

2 70

3 44