Alarmi për “Virusin e ndryshuar” dhe “qetësia” alla Zhvejk e Komitetit në pritje të “zgjimit” të Ramës!

Nga Tritan SHEHU

Alarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetësia” alla Zhvejk e Komitetit…në fakt në pritje të “zgjimit” të Ramës!

Pa asnjë dyshim këto forma virusale janë prezent dhe tek ne, gjetja e tre rasteve në Kosovë të paraprira nga shqetësimet e klinicisteve tanë, janë sinjale serioze.

Por çuditërisht përfaqësuesja e atij Komiteti para 48 oresh nuk çfaqi asnjë shqetësim për mundësinë e pasojat e kësaj prezencë, përkundrazi…

Ndërsa dy ditë më parë vetë Kryeministri britanik dhe alarmin!

Në fakt gjendja jonë, që dhe pa këtë paraqitet shumë e rëndë, do të përkeqësohet:

-Ky virus me këto ndryshime ka një shpejtësi përhapje 70% më të lartë, pra kaq shtohen rastet e reja, presioni mbi sistemin shëndetësor aktualisht të pa organizuar e pa pregatitur.

-Sipas Kryeministrit britanik ky virus ka dhe një gravitet të sëmundjes rreth 30% më të lartë, gjë që do të kërkojë edhe më shume se ai 70%, mjekime speciale, poste spitalore, reanimacioni etj.

Ndërsa Kryeministri i ynë vazhdon të heshtë e Komiteti pa gojë bën sikur as shikon e as dëgjon, kur duhej të veprohej me urgjencë:

1-Të realizohen menjëherë mbi 7500 teste PCR (molekulare) në ditë, kur dihet se këto ndryshime mund të dedektohen vetëm nga ky lloj testimi.

2-Të liberalizohen testet e shpejta që të gjenden lirshëm në farmaci, klinika, laboratorë për të realizuar dhjetra mijra të tilla në ditë.

3-Mjeku i familjes akoma i pa mbrojtur e pa organizuar, duhet të plotësohet e angazhohet.

4-Spitalet periferike, asnjë prej të cilëve nuk ka klinikë Covid operative, duhet të futen në përballje.

5-Të angazhohen të gjitha postet e Reanimacioneve e të krijohen të reja të standardeve.

5-Të bëhen të gjitha përpjekjet që të realizohet vaksinimi i popullësisë, çështje për të cilën jemi në fund të Europës dhe me një perspektivë mjaft të errët.

-Sot u miratua nga EMA edhe vaksina AstraZeneca për mbi 18 vjeç, një mundësi e re e madhe kjo, për të cilën duhej të ishte punuar.

Por që këto të kryhen Shqipërisë i duhet një Kryeministër e Qeveri që të reagoje menjëherë për këtë rrezik, sepse koha nuk pret deri më 25 Prill kur kjo do të ndodhë.