Ballina Politikë E vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të RTSH, Vokshi tregon si...

E vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të RTSH, Vokshi tregon si Rama manipuloi për të bërë pis Besnik Mustafajn

Nga Albana VOKSHI

Në largim e sipër, Edi Rama po mundohet të bëjë atë që ka bërë pandërprerë gjatë gjithë pushtetit të tij 23 vjeçar, të marrë nën kontroll çdo institucion që mund të ushtrojë presion ndaj mediave dhe të përçajë opozitën.

Vakancat e Këshillit Drejtuea të Radio Televizionit Publik Shqiptat, Edi Rama i përdori në mënyrë diabolike për ta uzurpuar atë dhe për të kompromentuar figurën e z. Besnik Mustafaj.

Loja e tij është mjerane. Lajmet e shpërndara nga zyra e propagandës së qeverisë kundër Besnik Mustafajt janë të rreme.

Edi Rama vonoi qëllimshëm për 2 vjet kandidaturat e miratuara në unanimitet të plotë, në respekt të ligjit, në Komisionin e Medias, të cilin e drejtoja atëherë. Besnik Mustafaj dhe Edmond Tullumani u mbështetën nga PD, Heldon Halili u mbështet nga PS.

Pasi e vonoi votimin 2 vjet, Edi Rama rrëzoi kandidaturat, në një akt të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur që kandidaturat e miratuara në unanimitet në komision, të rrëzohen nga seanca plenare.

Kjo ndodh vetëm me një si Edi Rama që, në fund të pushtetit të tij, të kapë edhe Këshillin Drejtues të RTSH.

I trembur nga vendimi i shqiptarëve në 25 prill, bën të tilla lojra të pista. Ky akt, është vula e fundit e Edi Ramës kundër lirisë së medias.

Exit mobile version