Rama në fund të pushtetit të tij bën lojra të pista…

Nga Albana VOKSHI

Në largim e sipër, Edi Rama po mundohet të bëjë atë që ka bërë pandërprerë gjatë gjithë pushtetit të tij 23 vjeçar, të marrë nën kontroll çdo institucion që mund të ushtrojë presion ndaj mediave dhe të përçajë opozitën.

Vakancat e Këshillit Drejtuea të Radio Televizionit Publik Shqiptat, Edi Rama po i përdor në mënyrë diabolike për ta uzurpuar atë dhe për të kompromentuar figurën e z. Besnik Mustafaj.

Loja e tij është mjerane. Lajmet e shpërndara nga zyra e propagandës së qeverisë kundër Besnik Mustafajt janë të rreme.

Kandidaturat e mbështetura nga opozita të z. Mustafaj dhe z. Tullumani dje janë #rrëzuar në Kuvend.

Edi Rama vonoi qëllimshëm për 2 vjet kandidaturat e miratuara në unanimitet të plotë, në respekt të ligjit, në Komisionin e Medias, të cilin e drejtoja atëherë. Kabdidaturat e Besnik Mustafaj dhe Edmond Tullumani u mbështetën nga PD, kandidatura e Heldon Halili u mbështet nga PS.

Dje, Edi Rama i rrëzoi kandidaturat e votuara në Komision, në një akt të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur që kandidaturat e miratuara në unanimitet në komision, të rrëzohen nga seanca plenare.

Me votimin e djeshëm, duke rrëzuar kandidaturat e z. Mustafaj dhe z. Tullumani, Edi Rama i hapi rrugë uzurpimit edhe të Këshillin Drejtues të RTSH.

I trembur nga vendimi i shqiptarëve në 25 prill, Rama në fund të pushtetit të tij, bën të tilla lojra të pista.

Ky akt, do të jetë vula e fundit e Edi Ramës kundër lirisë së medias.