Video/ Teliti spjegon efektet e taksës së sheshtë të programit të PD: Mos harro, më 25 prill Shqipëria Fiton Ekonominë!

Dorian Teliti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegon në 30 sekonda taksën e sheshtë 9 përqind dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.

Përshëndetje Dori!

Përshëndetje Jona!

Pyetja: Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

80,000 lekë të reja.

Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj.

Po makinë ke?

Po!

Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.

Shumë faleminderit Dori!

Faleminderit ty! Dhe mos harro, në datën 25 prill, Shqipëria Fiton Ekonominë.