Ballina Aktualitet Sqarim për një manipulim mediatik, reagim i fortë i shkrimtarit Agron Tufa...

Sqarim për një manipulim mediatik, reagim i fortë i shkrimtarit Agron Tufa ndaj gazetës së Mero Bazes

Nga Agron TUFA

Sqarim për një manipulim mediatik

Propaganda elektorale ka nisur, duke hedhur ganxhat në çdo fjalë a koment e duke e shkëputur atë nga konteksti. Ky quhet përdorim. Bëni kujdes, ju lutem, se ju rreshtojnë në llogore, madje edhe në atë llogore që ju e neverisni.

Ka nja dy ditë që qarkullon një scoop i rëndomtë gazetaresk, sikur unë paskam deklaruar që një «ish-xhelat i Dibrës» zgjidhet në strukturat drejtuese të PD-së».

Meqenëse u lodha duke sqaruar njerëz, po e përgënjeshtroj këtë sajesë të përhapur nga gazeta TEMA http://xn--cdaaa.gazetatema.net/…/xhelati-i-dibres-ne…/,
në të cilën kam pasë punuar dikur me pasion (2001-2006), kur gazeta ishte antikomuniste, e që sot, sa herë përdoret emri im aty, shahem në dhjetra gjuhët të njohura e në dhjetra të tjera ende të panjohura.

Është fjala, sipas një ish të dënuari politik (z. Hysen Kica) për ish-kryetarin e Gjykatës se rrethit Dibër – Qazim Gjonajn, që ka dhënë dënimin e tij (tok me Th. Sollakun). Natyrisht unë them një fjalë njërrokshe aty: «Tmerr!»

Pas verifikimit, më doli se, Gjonaj nuk kishte qenë kurrë në strukturat e PD Dibër e as i antarësuar. Në faqen e FB së cilës i referohet «Tema» kam hedhë edhe këtë shënim:
«Me vjen keq…, por nuk ishte fare e vertete. Te kam shkruar dhe ne inbox. Nuk e ve ne dyshim qe ka qene gjyqtar, qe ka denuar mikun tone Hysenin, por nuk ka pase lidhje asnjehere me PD ne Diber, e as nuk ka qene diskutuar per kandidat”.

Exit mobile version