Publikohet çertifikata/ Zhupa thirrje Bashkisë: Boll me tallje, rindërtoni shtëpinë e Riza Nozllit dhe mos mashtroni shqiptarët

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar sërish për mashtrimin e Bashkisë Tiranë, e cila deklaroi një ditë më parë se banori Riza Shaban Nozlli është në listën e banorëve që do tu rindërtohet banesa e shmebur nga tërmeti duke publikuar emrin e banorit Riza Riza Nozlli.

Zhupa ka publikuar çertifikatën e banorit Riza Shaban Nozlli ku vërtetohet se ai nuk është Riza Riza Nozlli. Zhupa i kërkon BAshkisë që ta fus në programin e rindërtimit Riza Shaban Nozllin që i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti.

Reagimi i Ina Zhupës

Rizai u detyrua nga balta e Bashkisë Tiranë të merrte një çertifikatë personale sot që të dukej qartë atësia që ai nuk është Riza Riza Nozlli.

Futeni në programin e rindërtimit Riza Shaban Nozllin që i është shkatërruar shtëpia dhe lërini mashtrimet nëpër rrjete sociale me Riza të tjerë.

Boll tallje me qytetarët që nga halli denoncojnë braktisjen e shtetit dhe skanë ndonjë dëshirë të dalin të tregojnë vuajtjet dhe pamundësitë.

1 70

2 64

1 674 17