Programi-Basha: Dyfishim i të ardhurave për frymë dhe zhdukje e varfërisë ekstreme

Kryetari i PD, Basha ka shpalosur një nga pikat më të forta të programit ekonomik. Basha ka deklaruar se qeveria e tij e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të dyfishojë të ardhurat për frymë dhe do të zhdukë varfërinë ekstreme. Ky është një premtim i fortë i Bashës në një kohë që rreth 50% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë sipas sraporteve ndërkombëtare.