Përmbytjet në Shkodër, Bushati thirrje qeverisë: Çdo minut që kalon është vonë për banorët

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati i ka kërkuar qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të përmbytjeve. Bushati shkruan në një postim në Facebook se, situata është mjaft kritike dhe koha nuk pret. Sipas tij, qindra banorë dhe banesa në Anën e Malit, Dajçit dhe Shkodrës janë në rrezik.

Postimi i plotë

NënShkodra është në një situatë emergjente për shkak te keqmenaxhimit të kaskadës dhe shkarkimeve të pakontrolluara të orëve të fundit.

Qeveria duhet të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore!

Qindra banorë dhe banesa në Anën e Malit, Dajçit dhe Shkodrës janë në rrezik.

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare dhe Qendrën Shëndetësore.

Duhet përgjegjshmëri!

Çdo minut që kalon është vonë për ata banorë.