Ndragheta në Tiranë/ Meta thirrje SPAK: Nisni menjëherë hetimet!

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet për përgjimet e Ndraghetës biznesmenët e kësaj organizate mafioze kishin kontaktuar me njerëz të afërt të Ramës e Veliajt për të ndërtuar gradaçela në Tiranë, ndërsa Veliaj do të merrte 20 përqindshin për çdo leje ndërtimi.

Presidenti Meta, në një intervistë për “ALB365” u shpreh se, Prokuroria dhe SPAK duhet të nisin menjëherë hetimet për këtë çështje.

Ndërkohë, kryeministri Rama gjatë konferencës së fundit me mediat deklaroi prerë se nuk ka ndërmend që të bëjë thirrje për hetime, pasi sipas tij prokuroria italiane e ka mbyllur këtë çështje dhe bëhet fjalë vetëm për përgjimin e disa delirantëve. Deklaratat e kryeministrit u cilësuan si një presion dhe udhëzim ndaj SPAK, për të mos e hapur çështjen për pjesën shqiptare të këtij hetimi të antimafies.