PD i përgjigjet Ramës, Albana Vokshi: Shqipëria do të fitojë, ti do të humbasësh!

Partia Demokratike e hodhi poshtë përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur dështimin e tij 8 vjeçar. Albana Vokshi tha se, e vetmja gjë që i ka mbetur Ramës është të bëjë shaka.

“Rama, kur nuk ke plan, kur nuk mban asnjë fjalë, kjo është gjithçka që të ka mbetur. Të bësh shaka. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe ti do të humbasësh”, ishte përgjigja e PD për Edi Ramën.