Shkolla 9-vjeçare e Vidhasit lihet në mëshirë të fatit, të degradohet gradualisht

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër skandal të arsimit. Boçi shkruan në një postim në Facebook se, shkolla 9-vjeçare e Vidhasit, u dëmtua nga tërmeti i vitit të kaluar, por megjithë premtimet e Ramës dhe pushtetit lokal, asgjë nuk është bërë.

Sipas ish-deputetit, mësimi bëhet me turne, me orë të shkurtuara dhe në mungesë totale të një normaliteti mësimdhënës.

Postimi i plotë

Shkolla 9-vjeçare e Vidhasit, u dëmtua nga tërmeti i vitit të kaluar.

Megjithë premtimet e Ramës dhe pushtetit lokal, asgjë nuk është bërë.

Madje prej një viti është lënë në mëshirë të fatit, të degradohet gradualisht.

Ndërkohë gati 300 nxënës janë të detyruar të ndjekin mësimin në gjithsej tre klasa, në godinën ngjitur që shërben dhe si kopësht.

Mësimi bëhet me turne, me orë të shkurtuara dhe në mungesë totale të një normaliteti mësimdhënës.

Asnjë protokoll anti-covid sigurie nuk vlen në të tilla raste, megjithë përkushtimin e mësuesve.

Për më tepër me një orë e gjysëm mësim gjithsej, asnjë dije nuk mund të transmetohet.

Si kudo në arsim dhe këtu bëhet “sikur”.

Prindërit kërkojnë rikonstruksionin e shkollës që fëmijët të kenë normalitet, por askush nuk ia ve veshin.

As Rama, as Bashkia.

25 prilli është dita e ndëshkimit të atyre që i kanë lënë në harresë e në errësirën e padijes fëmijët tanë!

2 60

3 39