Qeveria shkatërroi procesin e vaksinimit anti-Covid, mjeku i njohur: Rama nuk lejoi që procesi të ishte normal!

Ilir ALLKJA
mjek

Procesi i vaksinimit ndaj covid-19 është sa i rëndësishëm po aq dhe delikat për shkak të numrit të lartë të infektimeve, shtrimeve nëpër spitale, vdekjeve, katastrofës ekonomike, por edhe prej krizës së mosbesimit ndaj kësaj vaksine, ndikuar shumë prej teorive të shumta konspirative.

Ky proces duhej doemos te ishte i ligjshëm, i rregullt, transparent duke filluar që nga kontratat, kostot, lejet e importit, transportin, shpërndarjen, logjistikën etj.

Qeveria e partisë socialiste, kryeministri i vendit nuk lejuan që procesi i vaksinimit ndaj covid-19 të ishte normal!

Gjithcka u zbatua në paligjshmëri duke minuar besimin e njerzve tek vaksina e vaksinimi .
U mbajt sekret origjina e vaksinës, leja importit të saj (që me shumë gjasa nuk egziston), u anashkalua Qendra Komëtare e Kontrollit të barnave.

Përkundër këtyre arroganca e kryeministrit, që shkon deri në rrugaçëri për të mos dhënë asnjë spjegim , sidomos për të fsheur gjithcka përmes një teatri me figurantë në stadium që gjoja marrin vaksinën kundër covid-19!

Zoti kryeministër, zonja ministre, çështjet e shëndetit publik ju përkasin të gjithëve, të pasurve, të varfërve, të majtëve, centristëve, të djathtëve.

Teatri i vaksinimit në stadium (!!!) më shumë e dëmtoi imazhin e qeverisjes tuaj se sa e ndihmoi atë.

I dashur popull, shëndeti dhe pronlemet e tij, vaksinimi janë të rëndësishëm për të gjithë, mos u rreshtoni kundër shëndetit tuaj, mos u rreshtoni në mbrojtje të propagandës!

Edhe nëqoftëse besojmë që ajo vaksinë të jetë e vërtetë, më këtë ritëm vaksinimesh që po zbaton qeveria do të na duhen më shumë se 100 vjet të presim radhën, ndërkohë që jeta jonë premton më pak.

Zotërinj “ekspertë të komitetit” mos politizoni sëmundjet, vaksinat, lindjet, vdekjet ! Braktisni kryetarin e rilindjes dhe bashkohuni në mbrojtje të shëndetit të popullatës, ju jeni mjekë!

Ne populli opozitar, proqeveritar por dhe ju si komitetas jemi që të gjithë njerëz së pari !