Odegaard, viktimë e diktaturës Modriç-Kroos-Casemiro

Huazimi i Martin Odegaardit në Arsenal është i sigurt dhe ka mbetur vetëm të konfirmohet nga palët, por ai është vetëm njëri prej shumë viktimave të treshes së paprekshme në mesfushën e Real Madridit.

Diktatura, siç e quan gazeta spanjolle MACRA, e Luka Modriç, Toni Kroos dhe Casemiro e ka pasur për viktimë edhe Odegaardin së fundmi.

Largimi i tij do ta lërë Real Madridin në mungesë të mesfushorëve.

Për më tepër, nga pesë sa kanë mbetur, Isco në fakt e ka kërkuar largimin në huazim këtë afat kalimtar për shkak të mungesës së mundësive.

Por dera e largimit të tij është mbyllur tashmë me largimin e mesfushorit norvegjez.

Si Odegaardi e kishin pësuar edhe disa mesfushorë të tjerë, për shkak të mbizotërimit të treshes Modriç-Kroos-Casemiro.

Asier Illarramendi, Mateo Kovacic, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente.