Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është infektuar me Covid-19, ndonëse e kishte bërë vaksinën, nga vaksinat që solli Rama kontrabandë.
Bëhet e ditur se, Pipero ka bërë testin ditën e djeshme dhe ka dalë pozitiv me koronavirus, 14 ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, në ambientet e Air Albania.
Mjeki infeksionist, Pipero, i cili shërben pranë spitalit Covid 1, si dhe ka një klinikë private, ku realizohen dhe analiza diagnostifikuese për Covid, ka thënë për mediat se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta.
Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa fatmirësisht gjendja e mjekut është e qendrueshme.
Pipero ishte personi i tretë i cili u vaksinua në datën 11 Janar, së bashku me shefen e Infektivit Najada Çomo si dhe me kreun e qeverisë.