Ky kryeminstër është burracak! Mjeku Ilir Allkja, akuza të rënda ndaj Ramës

Mjeku Ilir Allkja ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama për shkarkimin e tij nga puna një ditë para Vitit të Ri. Ai tha se, ky kryeminstër është burracak.

I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, mjeku Allkja u shpreh se, nuk ka marrë asnjë vërejtje as më shkrim apo me gojë dhe nuk ka bërë asnjë shkelje të etikës as në profesion dhe as jashtë profesionit.

“Burrat flasin hapur dhe drejtë dhe është detyra ime ndaj vendit, ndaj pacientëve, ndaj kolegëve që gjërat që janë të rëndësishme t’i bëj të ditura. Madje në muajin prill i kam bërë një thirrje ministres së shëndetësisë që të kualifikonte, të hapte një kurs kualifikimi për mjek dhe infermierë për kujdes intensiv gjë e cila nuk u bë, vendet e përparuara e bënë.

S’kam marrë asnjë vërejte më shkrim, asnjë vërejtje me gojë dhe asnjë paralajmërim se nëse do të flisja do të flakesha në rrugë. Sepse normalisht për shembull do të bëja atë që bënim në vitet ’70-’80 do të kisha heshtur.

Unë garantoj të gjithë shikuesit që nuk kam bërë kurrë asnjë shkelje të etikës time në profesion dhe jashtë profesionit kurrë, asnjëherë”, u shpreh mjeku Ilir Allkja.

Doktori shprehet se këtë betejë do ta vazhdojë në gjykatën e Strasburgut, ndërsa sjelljen e kryeminstrit e komenton si një sjellje burracaku pasi është mësuar vetëm të shpif.

“Ky kryeminstër është burracak, ky është mësuar të dali të shpif karshi njerëzve, karshi punëtorëve, karshi mjekëve, të shpifë. Realisht mua më ka bërë nder me daljet e tij në media sepse janë një fakt i fortë në gjykatën e Strasburgut.

Nuk është parë që një kryeminstër i një vendi të dali në televizor të bëjë prokurorin për një mjek, të bëjë gjykatësin për një mjek, të bëjë drejorin për një mjek, të bëjë ministrin të bëjë të gjitha”, tha Allkja.