Ballina Politikë Kush i jep lejet e ndërtimit për Ndraghetën?

Kush i jep lejet e ndërtimit për Ndraghetën?

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se, kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.

Balliu, në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC përmendi ish-kryebashkiakun e Veronas, Flavio Tosi me të cilin Veliaj bashkëpunoi për krijimin e “Eco Tirana”.

“Tosi u arrestua për këtë aferë… Për të njëjtën aferë Tosi arrestohet, europarlamentari jep dorëheqjen. Po Veliaj?… Për lidhjen me Ndranghetan do dalin prova të tjera. Koha ndihmon për të zbuluar më shumë fakte për krimin e bërë”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh të martën se hetimet për këtë dosje në Itali janë mbyllur, megjithatë, Balliu shtoi se gazetarja që i publikoi përgjimet ka thënë të kundërtën. Pra hetimet vazhdojnë.

“Kullat, lejet e ndërtimit i jep Rama, jo Veliaj. Licenca për kulla jep ai. E ka bërë me ligj që ditën e parë që u fut në zyrë… Ka ndërtues që kanë leje po s’kanë paratë, paratë i japin investitorët si Ndrangheta”.

Po ashtu, Balliu ka vijuar me denoncimet për vjedhjen e pronës publike, sipas tij, nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tregoi disa dokumente sipas të cilave, parkingjet në zona të banuara u “falen” bizneseve në mënyrë që të rritet koefiçenti i ndërtimit.

“Këta të SPAK-ut nuk kanë TV? këto pse i gjej unë dhe s’i gjetka SPAK-u?… Pse nuk është nxjerrë një urdhër arresti për Veliajn?!”

Exit mobile version