Investimi abuziv 760 milionë lekë/ Vokshi publikon fotot: Shkolla nuk ka ngrohje, ka lagështi dhe kanë shpërthyer ujërat e zeza

Propaganda qeveritare me të vërtetën e investimit abuziv 760 milionë lekë në shkollën “18 Nëntori” në Kuçovë, Albana Vokshi: Nuk ka ngrohje, ka lagështi dhe në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza!

Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!

760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.

Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.

1. Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.

2. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.

3. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.

Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.

1 65

2 59

3 38