Ciancimino i Tiranës do ketë fatin e atij të Palermos!

Nga Bardh SPAHIA

Ajo çfarë po ndodh në Tiranë është fiks ajo çfarë ka ndodhur në Palermon e viteve ‘50-‘60.

Stili është i njëjtë: në atë kohë mafia investonte, pastronte dhe bënte para me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Vito Ciancimino, një politikan simbol i lidhjes së mafies me shtetin dhe politikën.

“Il sacco” di Palermo (bumi i Palermos) ishte plani i ndërtimit të blloqeve të pallateve, i cili nga vitet 50 deri në vitet 80 shkatërroi gjelbërimin dhe arkitekturën antike e të mrekullueshme të Palermos. Ky rrënim përmes pasurimit të mafias ndodhte nën drejtimin e bekimin e kryebashkiakut mafioz të Palermos Ciancimino.

Ngjashmëria me ndërtimet e Erion Cianciminos së Tiranës është e fortë. Dihet fati i Cianciminos së Palermos, që iu vunë dy herë prangat, pasi miqtë e fortë nuk e mbrojtën dot. Drejtësi do bëhet edhe në Tiranë, dhe akrobacitë me drejtësinë e re pas datës 25 Prill do marrin fund, pasi do jetë koha për të dhënë llogari!