Bardhi publikon videon: Askush nuk e beson më Edi Ramën! Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shihet kryeministri Rama duke u justifikuar sa herë ai dhe ministrat e tij kapen në flagrancë në përgjime për trafiqe, për blerjen e votave apo në pazaret e drogës.

Bardhi shkruan se, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij.

Reagimi i plotë i Bardhit

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!