Rama punësime elektorale, merr 705 punonjës në administratë

Kryeministri Rama do të punësojë 705 vetë në administratë për efekt elektoral. Qeveria ka zhvilluar sot një mbledhje ku miratoi disa vendime nga Këshilli i ministrave, ndër të cilat edhe për rekrutimin në administratë.

Në vendimin e miratuar sot, qeveria vendosi që për këtë vit janë hapur disa vende vakante të planifikuara për rekrutimin e 705 punonjësve.

Në vendim jepen kategoritë. Departamenti i Administratës Publike ngarkohet për zbatimin e vendimit.

Vendimi plotë i qeverisë

Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

  1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
  2. a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
  3. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
  4. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;

ç) Për kategorinë ekzekutive 472.

  1. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Arte të bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

  1. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.