Dokumentat/ Rasti i fakilnes së Riza Nozllit, Ina Zhupa përgënjështron bashkinë: Ngatërroni person…

Bashkia Tiranë ka ngatërruar personin në përgjigje që kthen për denoncimin tonë për Riza Nozlli. Rizai nuk mund të vijë të lidhi kontratë për një Riza tjetër.

Nuk e dimë kush është Riza Riza Nozlli që nxjerr Bashkia tabelë me emra që ka përfituar DS2, që do të thotë përfiton 1 milion lek të vjetra për dëme të riparueshme, urojmë ti marri dhe të riparoj shtëpinë.

Por Riza SHABAN Nozlli në Gropje në shtepinë e të cilit isha vetë dhe folen më zë dhe figurë nuk ka përfituar asgjë.

Jo vetëm që nuk është i njejti person nga gjeneralitetet, por nuk mund të jetë edhe nga dëmet se Rizai ka një shtëpi të pababueshme që po i shëmbet dhe nuk mund të bej asgjë me 1 milion lek .

Shkoni shikojeni shtëpinë e Riza SHABAN Nozlli dhe do e kuptoni dhe pa pasur inxhinier me vete që është për t’u shëmbur dhe e shkatërruar totalisht.

Bëni detyrën dhe kualifikojeni në programin e rindërtimit që të jetojnë me dinjitet dhe pa frikën e vdekjes që nga momenti në moment mund t’i zërë shtëpia poshtë.

1 67

3 40

2 61