Nënë e bijë humbin jetën nga Covid-19

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Bëhet e ditur se, nënë e bijë nga qyteti i Librazhdit kanë humbur jetën nga Covid-19. Dy viktimata e sëmundjes së rrezikshme janë Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.

Sipas burimeve, nëna jetonte në shtëpi me vajzën e saj, Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qënë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

Pasi është ibnfektuar nga Covid-19 ajo është nisur nenjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e shtruar dhe prej tre ditësh në intubim por nuk ka mundur të mbijetojë. Më parë ka ndërruar jetë nëna e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Para dy ditësh humbi jetën nga Covidi dhe një i ri 29 vjeçar nga Prrenjasi.