OSBE paralajmëron Ramën dhe policinë për kriminelët

Vincenzo Del Monaco

Si kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, jam i kënaqur të nxis mbështetjen e vazhdueshme që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ofron institucioneve shqiptare për të organizuar dhe administruar zgjedhjet në përputhje me praktikat e njohura ndërkombëtare, ndërsa reflektojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Siç më informuan kolegët e mi, ky trajnim mbi administratën zgjedhore vit pas viti, ka qenë i suksesshëm.

Unë ju inkurajoj ta shfrytëzoni dhe zbatoni në praktikë. Jam i kënaqur të shoh që Departamenti ynë i Bashkëpunimit për Çështjet e Sigurisë po koordinon me Policinë e Shtetit për të përgatitur dosjet me materialet e trajnimit për secilin pjesëmarrës, si dhe mbështetjen që jep Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për botimin e librit të xhepit për rolin dhe detyrat e policisë gjatë procesit zgjedhor.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një partner strategjik i Policisë së Shtetit, në kuadër të një bashkëpunimi të frytshëm dhe afat gjatë me Ministrinë e Brendshme. Partner për këtë trajnim zgjedhor dhe partner në ofrim të ndihmës dhe mbështetjes teknike, veçanërisht në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kërcënimeve trans-nacionale”, tha kreu i OSBE-së.
Kriminelet zotërojnë shumë gjëra, ata kanë armë, para dhe mund të shtiren si të fuqishëm, por ajo që i frikëson më shumë është e vërteta. Patjetër që e vërteta është diçka tjetër që ne e përkthejmë me rregullat në demokraci.

Prania ime këtu është pjesë e përgatitjes se një prej festimeve më të rëndësishme të demokracisë, zgjedhjet, zgjedhjet e 25 prillit.

Besimi i qytetarëve dhe i organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet, në integritetin e Policisë së Shtetit të arritur në zgjedhjet e mëparshme janë garanci për ushtrimin e të drejtës themelore për të votuar dhe inkurajim e mbështetje për Policinë e Shtetit, për më shumë profesionalizëm në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Askush nuk mund të dalë mbi ligjin”, çdo punonjës i Policisë së Shtetit, në çdo rast, gjatë kryerjes së detyrës duhet të manifestojë standardet më të larta profesionale, etike dhe integritet në zbatimin me përpikëri të ligjit”.