Ish-Kryeministri Berisha ka postuar një video, ku zbulohen akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunimin me eksponentë të Ndraghetës në pastrimin e plehrave.
Në këtë video del ku ka afera për pastrimin e qytetit. Del ku ka kulla. Del edhe në përgjimet e Ndraghetas.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Lal Plehu i gllaberuar nga Ndrageta!
Miq, ndiqeni dhe shperndajeni sipas deshires kete video. sb
Zbardhaja e videos
Erion të ka dalë emri!
Përsëri…
Është hera e dytë brenda vitit, me Ndraghetën pastron plehrat
Me Ndraghetan ndërton kullat
Rastësi?!
Nuk besoj.
Mjafton të shikojmë gropat e tua në Tiranë.
E ke harruar premtimin tënd.
‘Dhe si njeri që do të mbahet mend me një ekip që ndërtoi me shumë parqe se pallate’
Neveri.
E ke kthyer Tiranën në lavatriçen e pastrimit të parave të pista
1.6 miliard euro në 3 vjet
Të intereson vetëm 20 përqindshi
Zoti 20 përqind.
Ne e dimë qe je vetëm një sekser i vogël
Fijet i lëviz tjetër kush.
Por kjo lojë do të të kushtojë shumë…
Mendon se mund të pastrosh miliarda euro pa u bërë pis?
Ti e di çfarë i pret ata që bëjnë biznese me krimin.
Burgu nuk është një vend i duhur për çuna si ti.
Për këtë hyre në politikë?
O Zot! Pranga në duart e tua të brishta.
E imagjinon dot?!
Po të vjen dita Erion. Tik-Tak Tik-Tak
Kështu është kur bëhesh me i ndyrë se ata që bërtisje Mjaft!