U ndërtua në vitin 2016, shembet ura në Vlorë, çudit deputeti i PS: Fajin e ka Saliu!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto ku duket shembja e urës në Vlorë e ndërtuar në vitin 2016.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i PS, Vullnet Sinaj deklaron se, ky është modeli i punës që ofron opozita!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Shembet ne Vlore ura e ndertuar ne vitin 2016.

Per narkodeputetin e Vlores fajin e ka Saliu!!

Lexoni postimin e tij dhe shikoni foton e ures se shembur! sb

Fajin e ka Saliu!/ Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita

Edhe pse kanë 7 vite në krye të vendit me pushtet absolut prap për çdo të keqe fajin e ka Saliu!

Që pas Shqipërisë komuniste, partia Socialiste (Rilindje) është e vetmja parti që zotëron një pushtet absolut, vendimet i mer vetë, zbatimet i bën po vetë! Ama kur diçka nuk shkon mirë dihet ‘fajin e ka Saliu’ dhe jeta vazhdon normalisht!

Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj.

Permes një postimi në rrjetin social facebook, deputeti Sinaj deklaron se ky është modeli i punës që ofron opozita!

“Ura që u ndërtua për ujësjellësin e Drashovicës dhe që lidh lagjen e Paramillosë u shemb sot, duke lënë banorët e Drashovicës pa ujë. Kjo vepër e përuruar gjatë qeverisjes vendore të Partisë Demokratike u nda përgjysëm duke ofruar simbolikën e vizionit opozitar për qeverisjen e vendit”, shkruan Sinaj.

Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit.

Ura është plotësisht jashtë funksionit dhe tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zonë.