Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Fushë-Krujë, banorët: Asnjë ndihmë nga qeveria

Vijon të mbetet e rëndë situata nga përmbytjet në disa zona të Fushë-Krujës. Situata më e rënduar është në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Derven të Fushë Krujës. Toka bujqësore të përmbytura, banesa të rrethuara nga uji dhe të, banorë të izoluar në banesat e tyre nga prania e ujit ku niveli arrin në kuota të larta.

Banorët shprehen se, nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe nga institucionet vendeore dhe nga qeveria.
Lumi Ishëm dhe Zezë prej disa ditësh ka dalë nga shtrati dhe ka sjellë përmbytje, prurjet janë të mëdha nga shkarkimet e Bovilles që derdhen pikërisht në lumin Ishëm që mbete prej vitesh problematik për disa zona të Fushë Krujës.

Dëmet në kulturat bujqësore janë të konsiderueshme, gjithashtu dhe në banesat e përmbytura nga uji. Disa nga familjet kanë shfrytëzuar katet e sipërme për t’i shpëtuar pranisë së ujrave në banesa, të tjerët janë të izoluar dhe presin ndërhyerjen nga institucionet.

Kjo është një panoramë e përmbytjeve në zonat e fshatrave të Fushë Krujës të cilët ndodhen në situatë kritike.

Sakaq situata në fshatin Gjorëm të Kurbinit nga reshjet e tre ditëve te fundit mbetet e njëjtë, nga disa banesa të rretheuara nga uji. Kanali kullues që ndodhet pranë banesave prej më shumë se 10 ditësh ka dalë nga shtrati dhe ujrat kanë depërtuar nëpër banesat e banorëve të Gjormit ndërsa asnjë masë nga bashkia Kurbin për të pastruar kanalin kullues për të larguar ujrat që pushtojnë fusha të tëra në Gjorëm dhe disa banesa janë nën pushtetin e ujit.

Lëvizjet nga banesa për të dalë jashtë banesave disa banorë kanë siguruar veshja të posaçme për të përballuar nivelin e ujit, pasi niveli është shumë i lartë dhe nuk ka gjetur tjetër mundësi levizje. Familjarët e tjerë janë të izoluar në banesa.

Familje të tjera janë nën pushtetin e ujit në Gjorëm, presin të ndalojnë reshjet për të nisur jetën e tyre normale, ndërsa kanë humbur shpresat nga nistitucionet dhe bashkia Kurbin.

Ahmet ZANI

2 56