Ballina Aktualitet Vrasja e të ritur në Durrës, policia nuk ka asnjë të dyshuar...

Vrasja e të ritur në Durrës, policia nuk ka asnjë të dyshuar si autor

Policia nuk ka ende asnjë të arrestuar për ekzekutimin mafioz mbrëmjen e djeshme të 32-vjeçarit Jetmir Bregu në Durrës. Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, i riu u ekzekutua te dera e lokalit të tij, sapo zbriti nga automjeti. Nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.

Sipas burimeve të policisë, Jetmir Bregu ka patur probleme me drejtësinë jashtë vendit dhe për këtë shkak ka ndryshuar emrin në Ilir Kuçi.

Pista e parë ku po hetohet është ajo e konflikteve që i riu ka pasur jashtë vendit, ku për pasojë kishte ndërruar dhe identitetin e tij; pista e dytë është ajo e prishjes së pazareve të drogës, dhe pista e tretë, ajo e një konflikti që ka pasur me persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesve rreth e qark ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar si autor i mundshëm i kësaj vrasje.

Exit mobile version