Rama, 197 tendera për “Nikun” e Ndraghetës, Lubonja: Mafia kontrollon pushtetin

Fatos LUBONJA

Këto përgjime nuk janë fare pa provë dhe për ne. E para është një Niku, që siç kam lexuar unë në media, është një person që ka një kompani, ‘SOL’ që ka marrë 197 tendera nga pushteti jonë i sotëm. Nga të cilët tani se mbaj mend tamam, 120 më duket ishin pa garë fare. I ka marrë ky. Shifra ishte rreth 18-19 mln eruo. Ku njeri që i del emri atje, ka lidhje konkretisht me Ndragheta.

Ai e di se si funksionin pushteti ynë. E di është garant, dhe mund të bëjë sekserin në këtë lojë. Pashë që e shoqja e këtij paska qenë e Lojërave të Fatit, administratore e tyre. Siç e dimë ne që Rama donte t’i hiqte ato dhe s’i hoqi. Pashë një video se si i fliste kjo Fatmir Xhafës, që ishte kryetar i komisionit dhe i fliste me përqeshje.

Këto janë detaje të vogla, por që tregojnë se këta janë njerëzit e fuqishëm pas skenës dhe që kanë paratë, dhe kontrollojnë pushtetin në vendin tonë. T’i lësh këto gjëra pa hetuar fare, s’mund t’i quash perceptime. Rama bëri një OFL për të kontrolluar ca kriminelë që kanë bërë para/ Ka një mijë indici që të çojnë tek ideja që këty po bëhet pastrim parash të pista.

Në të gjitha regjistrimet që dëgjova unë, më bëri përshtypje një moment ku flasin këta dhe thonë; kanë nevojë për para, se ju kanë ngelur në mes dhe duan ortakë. Po të shohësh, si janë shitur këto njëra pas tjetrës. Po ti bësh një bilanc Shqipërisë se si prodhon dhe sa ka fuqi që të ndërtosh, mua më del qartë se këto janë pastrim i parave të pista. Provat i kanë ata që japin leje. Ata thonë që i kemi thënë policisë; djathë, mish dërri.