Përgjimet e plota të Ndraghetës: “Niku” komandon Kryeministrin, flitet për grataçela dhe dy koncesione

Gallo: e çova tek njeri, njeri…ku eshte SOL

Burri: Po…

Gallo: “komandon Kryeministrin….edhe i kam thënë qartë….në sy të Lucianos….i thashë më jep prokurën e ENI inc….se marrin 20% (rryshfet) ato”

Burri: “Po..”

Gallo: “…ok?…në Janar edhe në spitale….në janar…

Në një tjetër bisedë mes politikanit Tomaso Brutto dhe sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, flitet për korrupsionin ne qeverinë shqiptare dhe planet për të ndërhyrë në tenderat e spitaleve. Talarico thotë se në Shqipëri është një terren i virgjër dhe nuk bëhen fare garat për tender, thjesht “thirret një biznes” për te bere projektin.

PERGJIME

BRUTTO: “… atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 leke taksa, paguan ato taksa e pastaj bëj c’të duash….por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash …”.

TALARICO: “po por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat…është realisht legale).

BRUTTO: “për shembull ne aty nëse do të mund të hyjmë në spitale….sepse ne mund të furnizojmë shumë gjëra, doreza, maska gjithccka që ka lidhje me spitalet, për kirurgët, ato tutat e kirurgëve, ato këpucët për kirurgët “.

Në mesin përgjimeve del ne drite edhe nje shqiptar me emrin Nik, I cili duket se është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai pershkruhet si njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në vendin tone. Sipërmarrësit e përgjuar nga Antimafia italiane e kane takuar Nikun ne mars te vitit 2018 ne Shqiperi dhe ai u ka sqaruar se si funksion ndërtimi i kullave, duke folur edhe per koncesione 30 apo 50 vjeçare..

PERGJIME
GALLO : Grataçelat më the…
NIK: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…
GALLO :… Jo po është një tjetër mik që…
GALLO : … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)
BRUTTO :… Çfarë ka?
GALLO : Fonde…

Ne dosje del ne skene edhe Europarlamentari Lorenzo Cesa, i cili në baze te përgjimeve duket si njeriu qe koordinon ndërhyrjet e nevojshme për tendera e leje në Tiranë.